E frymëzuar nga telenovela, a e keni parë si do të duket Tayna në klipin e ri?


Tayna na paralajmëroi se projekti i ri do të jetë një frymëzim nga një telenovelë mjaft e preferuar nga shqiptarët.

Me anë të një postimi në Instagram, reperja shqiptare nxiti kureshtjen e fansave në lidhje me këtë telenovelë, por me sa duket arsyeja qenka pamja e saj në klipin e ri.

Tayna ka bërë të ditur se shumë shpejt publikohet kënga e saj bashkë me videoklip dhe look-u i saj është i frymëzuar nga telenovela “Pasion de Gavilanes”.

“Qeqe së shpejti💃🏼”, ka shkruar ajo sipër videos, në të cilën shfaqet me një stil krejt ndryshe si një cowgirl.

Ditë më parë, ajo publikoi një imazh nga një episod i serialit i njohur në Shqipëri si “Pasionet e fshehta”, ku tha se po përgatit diçka të re.

Epo kjo na qenka surpriza! Apo ka më?

LEXO EDHE:

Back to top button