Meghan Markle me emision për stilin e jetesës

Meghan Markle me emision për stilin e jetesës

Meghan Markle, dukesha e Sussex-it, ka njoftuar se do ta bëjë një emision të ri në platformën “Netflix”, të titulluar “With Love, Meghan”, i cili do të publikohet më 15 janar.

BBC e ka përshkruar emisionin si një lloj përzierje e “këshillave praktike dhe bisedave të sinqerta” që do të përmbajë tetë episode të gjata nga 30 minuta, me mysafirë si aktorja Mindy Kaling dhe ish-ylli i serialit “Suits”, Abigail Spencer.

Në trailerin e publikuar, Meghan shfaqet duke zbukuruar një tortë, duke mbledhur mjaltë dhe duke kaluar kohë me familjen dhe miqtë në Kaliforni, ku jeton me bashkëshortin e saj, Princin Harry dhe dy fëmijët e tyre.

Meghan e ka ndarë trailerin në llogarinë e saj të re në rrjetin social Instagram.

“Kam qenë kaq e emocionuar ta ndajë këtë me ju! Shpresoj që ta doni shfaqjen po aq sa unë kam dashur ta krijoj”.

Në trailer, Meghan shfaqet duke gatuar, duke blerë lule dhe duke kaluar momente të lumtura me miqtë. “Do të ndaj disa këshilla dhe truke… dhe si t’i përfshini këto praktika në përditshmëri. Ne nuk jemi në kërkim të përsosmërisë… ne jemi në kërkim të gëzimit”, thotë ajo.

Gjatë shfaqjes, aktorja Mindy Kaling thotë  se “kjo është ndoshta një nga momentet më të bukura të jetës sime”.

Shfaqja gjithashtu ka mysafirë të tjerë të njohur, si shefat e kuzhinës Roy Choi dhe Alice Waters, dhe bashkëshorti i Meghan, Princi Harry.

LEXO EDHE:

Back to top button