DiCaprio “s’mund ta shohë veten si të martuar”

DiCaprio “s'mund ta shohë veten si të martuar”

Aktori Leonardo DiCaprio, i cili e festoi ditëlindjen e 50-të më 11 nëntor, ka thënë se nuk e sheh kurrë veten si të martuar, përkundër thashethemeve që ai i ka propozuar martesë të dashurës, modeles, Vittoria Ceretti, e cila është 26 vjeçe.

Një burim ka thënë për Page Six se DiCaprio është i lumtur me marrëdhënien që ka dhe nuk ndien nevojë për t’u martuar, për të bërë gjithçka “zyrtare”.

“Atij i pëlqen shumë të kalojë kohën me Vittorian, por nuk e sheh veten si bashkëshort”, ka thënë burimi.

Një burim tjetër i hodhi poshtë thashethemet që DiCaprio i kishte propozuar Vittorias, duke e quajtur atë “ thashethem interneti”.

Disa muaj më parë, filluan thashethemet kur Vittoria ishte parë me një unazë të re, ndërsa ajo dhe DiCaprio kishin dalë për drekë në një restorant meksikan në Los Angeles.

Çifti kishte tërhequr vëmendjen e mediave për herë të parë në verën e vitit 2023, kur ishin parë duke kërcyer në një klub në Ibiza.

Ata kanë kaluar shumë kohë së bashku, duke u njohur më thellë, dhe kaluan festën e Falënderimeve në Londër me familjen e Vittorias.

Modelja është parë gjithashtu duke kaluar kohë me nënën e DiCaprios, Irmelin Indenbirken, dhe me mikun e tij të ngushtë, aktorin Tobey Maguire.

DiCaprio ka pasur marrëdhënie të shkurtra me modele të njohura si Camila Morrone, Gigi Hadid, Gisele Bündchen, Bar Refaeli dhe Nina Agdal.

Ai gjithashtu e ka ftuar Vittorian dhe Tobey Maguire në festën e tij të ditëlindjes, ku morën pjesë shumë emra të njohur si Steven Spielberg, Robert De Niro, Brad Pitt, Jamie Foxx dhe Paris Hilton.

LEXO EDHE:

Back to top button