Mejuether tregon se për kë do të anojë në duelin Xhoshua- Fjuri

Flojd Majuether, boksieri i pamposhtur amerikan dhe ish-kampion bote në 6 Divizione të ndryshme, ka bërë me dije se do të ndihmojë nga afër Entoni Xhoshua, në duelin që ky i fundit do të zhvillojë ndaj Tajson Fjuri këtë verë. Një përballje që pritet të zhvillohet në qershor dhe ku do të unifikohen titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

 

 

 

“Entoni Xhoshua ka shumë përvojë. Po ashtu edhe Fjuri ka shumë përvojë. Gjithsesi, unë mendoj se fakti që Xhoshua ka humbur një duel, e ka ndihmuar të bëhet më i fortë. Ndaj, shumë shpejt, do të punoj me të nga afër, do të komunikojmë dhe ecim bashkë në këtyë rrugëtim. E kam takuar disa herë Tajson Fjurin, një njeri i madh, shumë interesant dhe pas duelit më pëlqen kur e shoh duke kënduar. Nuk e kam parë shpesh duke dueluar, por i kam ndjekur dy përballjet që zhvilloi ndaj Deontej Uajllderit. Kjo sfidë mes Xhoshua-s dhe Fjurit do të jetë intriguese për të gjithë, askush nuk mund ta parashikojë se si do të përfundojë. Gjithsesi, unë do të punojë nga afër me Xhoshuan”, tha mes tjerash Mejuether.

LEXO EDHE:

Back to top button