Nurmagomedov dërgon “selam” Uajtit për sfidën e ardhshme?

Khabib Nurmagomedovi, kampioni i botës në peshën e lehtë në martet marciale, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Instagram” i ka çuar një mesazh presidentit të UFC-së, Dana Uajt. Normagomedov  ka postuar një foto bashkë me ish-presidentin e UFC,së Lorenzo Fertita.

 

 

“Ishte një kënaqësi të takohesha me Lorenzon. DanaUajt, me dërgo vendndodhjen tënde,” ka shkruar Khabib Nurmagomedov, që numëron 29 fitore dhe 0 humbje në UFC.

 

Një mesazh ky që lë të mendosh se rusi dhe numri 1 i arteve marciale mikse do të takohen së shpejti. Ndoshta për të diskutuar për të ardhmen dhe rikthimin e Khabib në kafazin e UFC-së.

Kujtojmë se Khabib nuk duelon që prej eventit UFC-254, zhvilluar në tetorin e vitit të kaluar, kur mposhti Xhastin Gaetjen. Pas fitores, rusi deklaroi tërheqjen e tij nga kafazi, por “UFC” ende nuk ia ka hequr titullin, pasi shpreson edhe për një duel të fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button