MekLaren: E dimë se Piastri dhe Norisi do të përballen fort në pistë

Me fitoren e arritur në garën e fundit në Xheda, piloti Oskar Piastri ka marrë frenat e renditjes dhe ndoshta ka marrë edhe kreun e hierarkisë te MekLaren, duke lënë pas Lando Norris.  Ai bëhet australiani i parë që kryesoi Botërorin e Formula 1 dhe synon ta mbajë kreun edhe pas garës së kësaj fundjave në Majami.

Në Florida, Piastri mbërrin si favorit dhe mbetet për t’u parë nëse mund ta përballojë presionin që Norris do të ushtrojë.  Kjo do të thotë se dy pilotët e McLaren do të përballen fort në pistë për fitoren, çka pritet të jetë një duel që do të përsëritet disa herë përgjatë këtij sezoni.

CEO i MekLaren, Zek Braun, është i bindur për këtë përballë dhe pranon se për të është thjesht çështje kohe që gjërat të ndërlikohen.

“E dimë se është më shumë një “KUR” se sa një “NËSE”. Kemi dy pilotë të shkëlqyer që garojnë fort dhe diçka do të ndodhë. Kjo është bota e garave, kështu që jam i emocionuar”, tha Braun.

 

“Oskari do të bëhet gjithnjë e më i fortë. Ai dhe Lando janë dy pilotët tanë numër një. Mendoj se janë të barabartë dhe e sfidojnë njëri-tjetrin fort, por pastër. Ende nuk kemi parë një betejë epike midis tyre: Mendoj se ajo ditë do të vijë dhe mezi pres. Të gjithë po presin momentin e madh”, tha Zek Braun.

LEXO EDHE:

Back to top button