Meksikë, gjenden në një kamion të braktisur mbi 300 emigrantë

Meksikë, gjenden në një kamion të braktisur mbi 300 emigrantë

" "

Autoritetet meksikane kanë gjetur 343 emigrantë dhe refugjatë, përfshirë 103 të mitur të pashoqëruar, në një kamion mallrash të braktisur në anë të një autostrade.

Instituti Kombëtar i Emigracionit (INM) tha të hënën se emigrantët u gjetën pranë bregdetit te Gjirit Veracruz. Ishte në një rrugë të përdorur shpesh nga kontrabandistët për të sjellë njerëz nga Meksika juglindore në kufirin e Shteteve të Bashkuara.

Njerëzit ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe ishte e paqartë pse shoferi u largua, thanë autoritetet. Shumica e fëmijëve ishin nga Guatemala. Emigrantët që arrijnë në SHBA shpesh paguajnë kontrabandistët për të sjellë më pas fëmijët e tyre.

Instituti tha se të rriturit ishin kryesisht nga Guatemala, Hondurasi, El Salvador dhe Ekuador.

LEXO EDHE:

Back to top button