Poter: Mendimet tona janë pozitive, po shkojmë për fitore

Lojtarët e Çellsit do të mirëpresin Borusia Dortmundin në ndeshjen e dytë të fazës së 1/8 në Ligën e Kampionëve. “Blutë” kanë një deficit gol ndaj skuadrws gjermane, ndaj duhet të sigurojnë një rezultat pozitiv në Londër nëse duan të vazhdojnë në garë. Në prag të ndeshjes, Graeme Potter shprehu pritshmërinë e tij.

 

“Ky është një garë e madhe dhe emocionuese. Do të jetë një natë speciale në ‘Stemford Brixh’ dhe ne mezi presim. Mendimet tona janë pozitive, po shkojmë për fitore. Borusia është një rival kryesor, që luan në formë fantastike dhe fiton vazhdimisht.

 

Në pozicionin që jemi, është e nevojshme të shtypim. Jemi në gjendje të luftojmë për një vend në tetëshen e parë. Thjesht po mendoj se sa e rëndësishme është për ne si ekip dhe si klub të ecim përpara. Ne luajmë kundër një kundërshtari të fortë, do të jetë një sfidë e madhe, por në të njëjtën kohë një mundësi e madhe. Ne do të hyjmë në lojë për të bërë më të mirën tonë,” tha mes tjerash Poter.

 

Ndeshja në “Stemford Brixh” luhet të martën nga ora 21:00. Borusia Dortmund vjen në Londër me një avantazh gol.

LEXO EDHE:

Back to top button