Asensio largohet nga “Bernabeu”, niset drejt Katalonisë?!

Sipas gazetarit spanjoll, Xherard Romero, i cili është i specializuar në lajmet në lidhje me Barcelonën, agjenti i Marko Asensio-s, Horhe Mendes, i ka ofruar katalanasve sulmuesin e Real Madridit.

Kontrata e Asensios me ‘Los Blancos’ skadon në fund të sezonit aktual, por klubi ende nuk ka hyrë në bisedime për një rinovim. Kujtojmë që edhe më parë spanjolli ishte i lidhur me një kalim në ‘Camp Nou’ dhe një lëvizje të tillë nuk e mohoi lojtari.

Mbetet të shihet nëse një lëvizje e spanjollit drejt rivalit më të madh të Real Madridit, do të ndodhë apo jo.

LEXO EDHE:

Back to top button