“Mëmëdheu qan për trima e burra, por jo për qyqarë e tradhtarë”

Tifogrupi i Kosovës, “Dardanët” kanë shpalosur një koreografi para ndeshjes. “Mëmëdheu qan për trima e burra, por jo për qyqarë e tradhtarë” – shkruhej në mesazhin afër koreografisë.
“Dardanët” po paraqiten me fanellat e kaltërta, ndërsa mysafirët me fanellat e bardha. Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro2024”. Në Grupin I me Kosovën dhr Zvicrën janë edhe Rumania, Izraeli, Bjellorusia dhe Andorra./Lajmi.net/