Memeti ende nuk ka dalë para gjykatësit hetues – Profili i tij ndër më i larti i një juristi në Maqedoni të Veriut

Memeti ende nuk ka dalë para gjykatësit hetues – Profili i tij ndër më i larti i një juristi në Maqedoni të Veriut

Gazetar: Adrian Kerimi

I dyshuari i dytë i përfshirë në rastin me gjykatësin Suprem akoma nuk ka dalë para gjykatësit hetues, shkruan Alsat.

Ixhet Memeti nuk dihet se kur do të deklarohet për versionin e tij të parë mbi dyshimet që i ngarkohen.

Prokuroria Publike ndaj tij ka kërkuar masa kujdesi-obligim me paraqitje, por gjykata për shkak se nuk e ka dëgjuar akoma Memetin, nuk ka sjell vendim.

Seanca ndaj tij mund të zhvillohet të enjten.

Masa ndaj Memetit nuk ka as nga institucioni ku ai ka pozitën e zëvendës kryetarit.

Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publik Dushica Dimitrievska tha se po shqyrtohen të gjitha mundësitë për hapat e mëtejmë ligjor dhe ndjekin zhvillimin e procesit gjyqësor.

Ajo tha se në rastin konkret bëhet fjalë për anëtar të zgjedhur nga Kuvendi.

Memeti përfundoi si i dyshuari i dytë në rastin për marrje të shpërblimit në dëm të ligjit bashkë me ish gjykatësin suprem, Naqe Georgiev.

Ky i fundit dyshohet për marrje të shpërblimit në dëm të ligjit nga djali i ish kryetarit të Novo Sellës, Boro Stojçev për të cilin kishin garantuar lehtësim të dënimit nëse ky i fundit pranon marrëveshje me prokurorinë për veprën penale që i ngarkohet “trafikim me lëndë narkotike”.

Sipas elementeve dhe provave mbi të cilat bazohen dyshimet e Prokurorisë së krimit të organizuar, Georgiev dhe Memeti kanë kërkuar 10.000 euro shpërblim për ndikimin e tyre.

Në momentin kur është arrestuar Georgiev, Memeti nuk ka qenë prezent, por kallëzimi i krimit të organizuar thotë se ai ka zhvilluar biseda telefonike dhe video thirrje me Georgievin dhe djalin e Stojçevit për të garantuar në këtë mënyrë se autoriteti i tij do të hyjë në funksion për marrëveshjen me prokurorinë dhe shqiptimin e dënimit më të ulët se sa parashikonte gjykata.

Memeti njëherësh paraqet profilin më të lartë të një juristi në Maqedoni të Veriut.

Ai ka qenë Ministër i Drejtësisë, Gjykatës Kushtetues, Avokat i Popullit dhe së fundi anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik.

Biografia e tij juridike flet për përfaqësim në çdo instancë, ekzekutive, ligjvënës, por edhe si njeriu i parë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

1995Sekretar i Qeverisë
2001Ministër i Drejtësisë
2003Gjykatës Kushtetues /  rizgjidhet Ministër i Drejtësisë
2004Avokat i Popullit
2012Rizgjidhet Avokat i Popullit
2020Anëtar/ zëvendëskryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik

 

LEXO EDHE:

Back to top button