Memli Krasniqi flet për ” Open Balkan”

Memli Krasniqi flet për " Open Balkan"

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi vlerëson se nuk e sheh Ballkanin e Hapur si nismë që do bëjë afrimin e vendeve të rajonit dhe si koncept i cili garanton siguri dhe barazi mes shteteve. Krasniqi i ndodhur për vizitë njëditore në Shkup tha se Kosova mbetet në qëndrimin kundër “Ballkanit të Hapur”, por respekton vendimet dhe qëndrimet individuale të çdo shteti. Krasniqi shtoi se dyshimet e Kosovës rreth nismave rajonale kanë ekzistuar gjithmonë dhe shtoi se kontestet me Serbinë nuk mund të zgjidhen lehtë.

“Në Kosovë nuk ka mbështetje për procesin e Ballkanit të hapur ende, ka pasur skepticizëm dhe mëdyshje prej kohës së diskutimeve për mini shengenin e që vazhdojnë edhe sot me Ballkanin e Hapur. Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson jashtë zakonisht shumë dhe i jep rëndësi të veçantë bashkëpunimit rajonal. Ne vlerësojmë se bashkëpunimi rajonal duhet të avancohet, duhet të shkojë tutje sepse ndihmon në tejkalimin e sfidave, problemeve por edhe paragjykimeve që kemi njëri me tjetrin. Megjithatë problemi mes Kosovës dhe Serbisë nuk është i tejkalueshëm lehtë”, tha Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së.

LEXO EDHE:

Back to top button