Menaxheri i LeBron Xhejms, ka pranuar se kë vënë baste në ndeshjet e NBA-s

Maverik Karter, menaxheri i LeBron Xhejms, si dhe një partner dhe mik i ngushtë i yllit të Los Anxheles Lejkersit, që kur ishin të rinj, pranoi se ai vendoste baste në ndeshjet e NBA përmes një platforme të paligjshme. Menaxheri i Lebron i pranoi këto fakte gjatë një hetimi federal të vitit 2021.

Karter pranoi se ai vendoste rreth 20 baste në futboll dhe basketboll gjatë një viti për shuma midis 5 mijë dhe 10 mijë dollarë. Menaxheri tha se nuk i kujtohet të ketë vendosur bast në ndonjë ndeshje të Lejkers.

NBA ndalon bastet nga lojtarët, drejtuesit e ekipit dhe ligës, ndërsa Unioni i Lojtarëve e shtrin atë ndalim edhe tek agjentët. Asnjëra nga organizatat nuk ka rregulla në lidhje me menaxherët në këtë drejtim. Pas humbjes kundër Oklahoma Sitit, LeBron siguroi se nuk e dinte deri më tani që Karter kishte bashkëpunuar me autoritetet në atë hetim.

“Maverik merr vendimet e tij dhe në fund të fundit kumari është i ligjshëm. Dua të them, ju mund të shkoni në telefonin tuaj tani dhe të bëni fare të doni. Dhe ai nuk ka asnjë lidhje me NBA ose NFL, kështu që ai mund të bëjë çfarë të dojë”, tha ai në një deklaratë për mediat.

LEXO EDHE:

Back to top button