Presidenti i Ferrarit konfirmon të ardhmen e Sainzit dhe Leklerkut

E ardhmja e dy pilotëve të Ferrarit, Karlos Sainz dhe Sharll Leklerk, duket se është e sigurtë. I këtij mendimi është presidenti i “kokëkuqes” Xhon Elkan, që pas përfundimit të këtij sezoni ka folur për të ardhmen. Kontrata aktuale skadon në fund të vitit 2024.

“Është e sigurtë që Sainz dhe Leklerk do të qëndrojnë këtu. Ky sezon ishte zhgënjyes, pasi u renditëm në vendin e tretë në kampionat dhe jo të dytët, siç shpresonim. Por në çerekun e fundit të sezonit mund të duelonim me Red Bull dhe realizuam shumë “pole position”, tha Elkan.

 

“Për sezonin e ardhshëm na duhet të marrim gjithçka pozitive që arritëm, për të kërkuar akoma më shumë nga vetja. Objektivi duhet të jetë që ato “pole” që arritëm t’i kthejmë në fitore”, u shpreh Elkan.

 

Më herët, drejtori sportiv i Ferrarit, Frederik Vaseur, u shpreh se këtë dimër do të diskutojnë me të dy pilotët për të rinovuar kontratën. Dyshja Sainz-Leklerk konsiderohet si një nga dyshet më të ekuilibruara të pilotëve në Formula 1.

LEXO EDHE:

Back to top button