Mendilibar: Duhet të jemi më të arsyeshëm dhe të qetë

Sevilja dështoi të ruante avantazhin e minutave të para, në përballjen e fundit teksa u mund me rezultatin e ngushtë 1 me 2, nga “galaktikët” e Real Madridit, në një përballje tejet vendimtare për “andaluzianët”, të cilët kishin mundësinë për të siguruar një vend për në fazën e grupeve të Ligën e  Konferencës, sezonin e ardhshëm.

Pas ndeshjes së djeshme, tepër i revoltuar nga paraqitje ishte dhe trajneri i Sevilja-s, Hoze Luis Mendilibar, i cili për mediat tha se është tepër i zemëruar për dështimin e skuadrës së tij dhe që nga dita e sotme do të fillojë të mendojë për finalen e Ligës Europa ndaj Roma-s.

“Shija e fundit e kësaj ndeshjeje është e keqe. Ne luajtëm shtatëdhjetë minuta të mira, por u dhamë atyre një avantazh në gola. Në njëmbëdhjetë ndeshje në ligë kam marrë katër të kuq. Nuk mund të luajmë kështu, por duhet të jemi më të arsyeshëm dhe të qetë. E di që edhe Roma humbi, por tani jam i zemëruar. Nesër do të mendoj për finalen dhe çfarë duhet të bëjmë për të fituar”, u shpreh Mendilibar. Kujtjomë se finalja e madhe e Ligës Europa do të zhvillohet më 31 maj në stadiumin e Budapestit në Hungari, aty ku “anadaluzianët” e Sevilja-s do të përballen me “verdhekuqtë” e Roma-s.

LEXO EDHE:

Back to top button