Menheten, garsonierë 7,75 mln dollarë

Menheten, garsonierë 7,75 mln dollarë

" "

Qiellgërvishtësi më i hollë në botë tashmë ka përfunduar dhe i shtohet godinave ikonë të Manhatanit, për të cilat lagjja e Nju-Jorkut është bërë e famshme në botë. Kulla “Steinway”, e ngritur ngjitur me Central Park, ka një raport lartësi-gjerësi 24:1, duke u bërë në këtë mënyrë godina më “skilipece” në botë. Ajo është edhe një prej kullave më të larta në hemisferën perëndimore – 435 metra, duke u renditur vetëm pas godinës së Qendrës Tregtare Botërore 1, që është 541 metra e lartë dhe Kullës “Central Park”, që është 472 metra. Godina e veçantë përmban 60 apartamente, të ndarë në 84 kate. Çmimet për të siguruar një pjesë të kësaj mrekullie arkitekturore variojnë nga 7,75 milionë dollarë për një apartament garsoniere, deri në 66 milionë dollarë për papafingon./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button