Mercedesi do të ndrrojë pilotët në mesin e sezonit

Skuadra e Mercedesit mund të ndjekë taktikën e përdorur disa sezone më parë nga Red Bull, që ndërroi pilotët e saj në mes të sezonit. Sipas “Daily Mail”, drejtuesit e makinës gjermane po mendojnë që brenda pak javësh të largojnë finlandezin Valteri Botas, që këtë sezon nuk ka qenë në nivelin e duhur.

Ai do të zëvendësohej nga britaniku Xhorxh Rasell, që aktualisht garon në Formula 1 me skuadrën e Uiliamsit. Te Mercedes nuk heqin dorë nga titulli kampion për konstruktorë, andaj drejtori i Mercedesit, Toto Volf kërkon t’ia besojë makinën Xhorxh Rassellit, që vjet zëvendësoi me sukses Hamilton në Bahrein.

LEXO EDHE:

Back to top button