Mercedesi e Meklareni prezantojnë makinat e reja, synojnë një vend në podium

Pas Ferrari, që u prezantua një ditë më parë, sot ka qenë radha e Mercedesit dhe MekLaren të zbulojnë makinën e tyre për vitin 2024. Dy makina që këtë vit synojnë jo vetëm një vend në podium, por edhe të rikthehen te suksesi pas një viti agjërim. “Mercedesi” prezantoi bolidin që për herë të fundit do të pilotohet këtë vit nga Luis Hamiltoni, ndërsa piloti tjetër i skuadrës gjermane është Xhorxh Rasell, një dyshe që synon të bëjë një paraqitje më të mirë këtë vit, pas zhgënjimeve të vjetshme, pavarësisht se u rendit e dyta. Makina e re quhet “Mercedes W15.

“E dimë që kemi një mal të lartë për të ngjitur, për të qëndruar mes më të mirëve. Zhvillimi i makinës ka patur ritme të mira dhe shpresojmë të jemi sa më kompetitivë dhe të rikthehemi te suksesi,”tha mes tjerash Toto Volf.

 

Makina e re MekLaren quhet “MCL38” dhe do të përdorë motorin e Mercedesit dhe ashtu si vjet do të pilotohet nga Lando Noris dhe Oskar Piastri. Menjëherë pas prezantimit makina ka zbritur në pistën e Silverstone për “filming day”, për të marrë edhe të dhënat e para.

Një makinë nga e cila pritet shumë, duke parë rritjen e ndjeshme që pati në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar.

“Presim testet në Bahrein për të parë se ku jemi me rivalët tanë, por kemi objektiva të qarta. Kemi besim se do ta nisim me këmbën e mbarë”, tha shefi i MekLarenit, Zak Braun

LEXO EDHE:

Back to top button