“Mercedesi” tërhiqet nga Formula 1?!

Sipas Edi Xhordanit, numri një të ekipit “Xhordan”, kampioni aktual, skuadra e Mercedesit së shpejti do të tërhiqet dhe ekipin e vet do të shes për 750 mln euro. Sipas tij, Mercedesi do të shes 70 për qind të aksioneve sponzorit kryesor “Ineos” dhe shefi kryesor Toto Volf, nuk do të jetë më pjesë e skuderisë gjermane. Sipas mediave britanike, “Ineos” do të përfitojë 70 për qind të aksioneve, ndërsa “Mercedesi” do të zotërojë vetëm 30 për qind të aksioneve. Ndërkohë skuadra e Mercedesit ka arkëtuar 6 tituj me radhë te konstruktorët me pilotët Hamilton, Botas dhe Rozbergun, ndërsa piloti britanik, Luis Hamilton, 5 herë u shpall kampion ndërsa një titull shkoi në pronë të Niko Rozbergut. Aktualisht “Mercedes” s’ka konkurencë në sezonin e ri, ndërsa Hamilton pas 7 fitoreve, është në prag të arkëtimit të titullit të ri.

LEXO EDHE:

Back to top button