Mercedesi ul pretendimet e Hamiltonit që kërkon 40 mln euro

Luis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, nuk e ka më të garantuar rinovimin e kontratës me Mercedes, kontratë e cila skadon më 31 dhjetor. Piloti britanik kërkon 40 milionë dollarë në sezon, ndërkohë që makina gjermane kërkon të ulë shpenzimet. Kjo shumë e lartë dhe paraqitja e mirë e Xhorxh Rassellit, që konfirmoi se me atë makinë mund të triumfojë edhe ai, ka bërë që Mercedesi të hedhë sytë nga talenti i ri. Sipas mediave britanike Mercedes tani mendon më shumë për Rasellin, se sa për Hamiltonin

Fakti që Toti Volf zgjodhi Rusellin për të zëvendësuar Hamilton dhe jo pilotin rezervë (Vandoorme) është një lëvizje politike, për t’i dhënë të kuptojë Luisit që nuk është i pazëvendësueshëm dhe të ulë pretendimet financiare”, shkruajnë mediat britanike.

LEXO EDHE:

Back to top button