Mërgim Berisha pëlqehet nga skuadra italiane, ku luajnë Medon Berisha e Ylber Ramadani

Mërgim Berisha duket se ka ditët e numëruara te Hoffenheim, teksa gjatë afatit kalimtar të janarit pritet të largohet dhe ofertat për të nuk mungojnë.

Sipas “Sky Sport”, sulmuesi 27-vjeçar është duke u kërkuar nga skuadra italiane Leçe. Klubi ku aktivizohen dy shqiptarët Medon Berisha dhe Ylber Ramadani e duan Berishën në huazim, ose transferim të përhershëm sepse janë në negociata me Hofenhejmin.

Kohët e fundit, interes për Berishën ishte shfaqur edhe nga skuadra austriake Shturm Graz.

Berisha nuk është pjesë e planeve të Hofenhajmit këtë sezon dhe nuk ka bërë asnjë paraqitje deri tani. Kontrata e tij me klubin gjerman është e vlefshme deri në vitin 2027, por skuadra gjermane është e etur ta shesë lojtarin. 27-vjeçari ka një karrierë të pasur me skuadra si: Augsburg, Fenerbahçe, Altah, Red Bull Salzburg, Lask Linz dhe Magdeburg.

LEXO EDHE:

Back to top button