Merkato, Juventus pas yllit të Bajern Munihut

Drejtuesit e Juventus po mendojnë seriozisht për një revolucion sezonin e ardhshëm. Plani i drejtuesve torinezë është të përfundojnë kontratat me disa prej veteranëve të skuadrës dhe që prej kohësh janë pjesë e ekipit, për t’u përqëndruar më pas tek të rinjtë premtues për të nisur ciklin e ri.

Nëse plani shkon sipas parashikimeve, atëherë klubi do të mund të kursente shumë në aspektin financiar si pasojë e pagave të larta që aktualisht kanë disa prej futbollistëve të “Zonjës së Vjetër”.

Kjo do t’i jepte më pas mundësinë Juventus të investonte për të transferuar në Torino të paktën një futbollist me eksperiencë dhe të gatshëm për të udhëhequr ekipin së bashku me elementët aktualë si Kieza e Vlahovic. Sipas “todofichajes.com”, i përzgjedhuri i klubit italian është Serzh Gnabr i Bajern Munihut.

LEXO EDHE:

Back to top button