Merkel arrin në Stamboll, takon Erdoganin në Pallatin Huber

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërriti në Pallatin Huber në Stamboll për t’u takuar me presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan.

Merkel dhe Erdogan hipën në një karrocë golfi dhe vizituan zonën e plazhit të rezidencës.

Duke qëndruar pranë flamujve të Turqisë dhe Gjermanisë, të dy udhëheqësit përshëndetën gazetarët vendas dhe të huaj që gjendeshin pranë.

Më vonë, dy liderët u larguan nga zona për të zhvilluar takimin e planifikuar.

LEXO EDHE:

Back to top button