Merkel bën thirrje për vaksinim që të evitohet një valë e pandemisë në dimër

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, më 13 nëntor u bëri thirrje të gjithë gjermanëve të pavaksinuar që të imunizohen kundër koronavirusit sa më shpejt që të jetë e mundur, teksa shteti ka regjistruar rekord rastesh me COVID-19.

“Nëse qëndrojmë së bashku, nëse mendojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët, ne mund ta shpëtojmë shtetin tonë gjatë këtij dimri”, tha Merkel.

Ajo paralajmëroi se “këto janë javë shumë të rënda që po na presin”.

Qendra për kontrollin e sëmundjeve në Gjermani tha se niveli i infektimit të shtetit ka arritur në 277.4 raste në 100,000 banorë gjatë shtatë ditëve të fundit.

Instituti Robert Koch ka raportuar për 45,081 infektime të reja, dy ditë pasi rastet ditore tejkaluan shifrën prej 50,000 infektimesh për herë të parë që prej shpërthimit të pandemisë.

Gjermania deri më tani ka regjistruar 97,617 viktima me COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button