Merkel: Demokracia shumë më e fortë se sulmuesit e Capitol Hill

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka fajësuar presidentin republikan në largim Donald Trump për sulmin dramatik ndaj Kapitolit.

”Pamjet e trazirave më zemëruan dhe trishtuan”, theksoi Merkel në Berlin.

“Më vjen keq që presidenti Trump nuk e ka pranuar humbjen e tij që nga nëntori dhe përsëri refuzoi ta bëjë këtë dje”, shtoi ajo.

“Një parim themelues i demokracisë është se pas zgjedhjeve ka një fitues dhe një humbës. Ata të dy kanë një rol për të luajtur për sa i përket mirësjelljes dhe përgjegjësisë, në mënyrë që demokracia të mbizotërojë”, theksoi Merkel.

”Fjalët e Biden dhe reagimet nga dy partitë e mëdha të SHBA më bëjnë mjaft të sigurt se kjo demokraci do të tregojë se është shumë më e fortë se sulmuesit dhe protestuesit”, tha Merkel, e cila do të tërhiqet nga politika pas zgjedhjeve në shtator .

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës në më pak se dy javë do të hapin një kapitull të ri në demokracinë e tyre, siç duhet të jetë”, theksoi ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button