Merkel: Ka mundësi për marrëveshje tregtare pas Brexit-it

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka shprehur shpresë se Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian (BE) në ditët në vijim mund të arrijë një marrëveshje tregtare që do të zbatohej pas Brexit-it.

“Ka ende një mundësi për një marrëveshje”, u tha Merkel ligjvënësve gjermanë gjatë një debati mbi porpozimin e buxhetit të qeverisë së saj për vitin 2021.

“Mendoj se do të jemi në gjendje ta dimë deri nesër nëse do ta arrijmë këtë ose jo. Nuk mund të premtoj këtë, por jemi ende duke punuar në të”, shtoi Merkel.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, sonte në Bruksel do të takojë presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von del Leyen, në një përpjekje të fundit për të arritur një marrëveshje tregtare pas Brexit-it para se periudha e tranzicionit të skadojë më 31 dhjetor, transmeton Anadolu.

Merkel tha se anëtarët e BE-së po ashtu janë të gatshëm për një skenar pa marrëveshje nëse pala britanike do të ngrinte kushte të papranueshme gjatë negociatave.

Liderët e vendeve të BE-së nesër do të mblidhen në Bruksel për një samit dy-ditor për të diskutuar daljen e Mbretërisë së Bashkuara nga blloku evropian, pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), ndryshimet klimatike dhe çështjet e tjera ndërkombëtare.

LEXO EDHE:

Back to top button