Merkel kërkon armëpushim mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkoi sot një armëpushim të menjëhershëm në Nagorni-Karabah, ku Azerbajxhani dhe separatistët armenë kanë filluar luftime të ashpra që nga e diela.

“Kancelarja nënvizoi se një armëpushim i menjëhershëm dhe një rikthim në tryezën e negociatave ishin urgjente gjatë dy bisedave telefonike të ndara me drejtuesit e Azerbajxhanit dhe Armenisë”, sipas një komunikate të kancelarisë.

“Vendet fqinje duhet të kontribuojnë për një zgjidhje paqësore”, nënvizoi gjithashtu kancelarja duke shtuar se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) dhe grupi i Minskut, organizatë europiane e krijuar në vitin 1992 për të kërkuar një zgjidhje për konfliktin në rajon, ishin forumet e duhura për të kapërcyer konfliktin.

Që prej të dielës, forcat e enklavës separatiste, mbështetur politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht nga Armenia dhe ato të Azerbajxhanit janë përballur në luftimet më të përgjakshme që prej 2016.

Bilanci zyrtar i luftimeve ka arritur në 95 të vdekur, 11 prej të cilëve civilë, por bilanci real mund të jetë më i rëndë.

LEXO EDHE:

Back to top button