Qeveria nuk diskuton sot për hapjen e kufijve pa PCR test

Qeveria sot nuk do të vendos për heqjen e PCR testit negativ. Burime nga mbledhja e Qeverisë kanë bërë të ditur se në rend dite nuk është vendosur rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Infektive, pasi paraprakisht Shtabi Krizës nuk ka dhënë një pëlqim përfundimtar për të. Në ndërkohë mësohet se negociatat mes grupit të punës nën udhëheqjen e përfaqësuesit të Ambasadës së SHBA-ve në Shkup janë në drejtimin e duhur.

Deri tani, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi janë pajtuar për heqjen e testit njëkohësisht, ndërsa gjatë javës pritet qëndrimi përfundimtar i Qeverive në Bosnjë dhe në Serbi.

Në rast se dështon përpjekja për heqjen e testeve PCR negativ me vendim të përbashkët, autoritetet vendase paralajmërojnë marrëveshje bilaterale me Kosovën dhe Serbinë, ndërsa më pas negociata të ndara do të zhvillohen edhe me Greqinë dhe Bullgarinë si vende anëtare të BE-së.

Heqja e testeve sot diskutohet edhe në Kosovë, ku për vizitë gjenden zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani dhe drejtori i ISHP-së, Shaban Memeti.

LEXO EDHE:

Back to top button