Merkel u kërkon qëndresë qytetarëve, pavarësisht vështirësive të vaksinimit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u kërkoi qëndresë qytetarëve, pavarësisht bllokimit të vazhdueshëm dhe vështirësive në shpërndarjen e vaksinave, në një intervistë televizive me transmetuesin publik ARD.

“Nëse rezistojmë edhe pak, më mirë do të bëhet”, tha Merkel.

Ajo tha se tani kishte një shkallë të ulur të incidencës prej 100 infektimesh të reja për 100 000 persona.

“Kjo është një arritje e mirë. Nuk e kishim këtë prej një kohe të gjatë. Por ende nuk e kemi marrë kontrollin mbi virusin”, shtoi ajo.

Merkel mbrojti, gjithashtu, strategjinë e vaksinimit të Gjermanisë, duke thënë se ajo duhej të ishte dinamike dhe të përshtatej me mundësitë e prodhuesve.

“Ne nuk mund të bëjmë një plan të ngurtë vaksinimi”, vuri në dukje kancelarja.

Ajo gjithashtu tha që qytetarët mund të prisnin një lehtësim të masave përpara se të gjithë të vaksinoheshin, por i nxiti të gjithë t’u përmbahen rregullave të distancimit social dhe të jenë të kujdesshëm.

Merkel, e cila është vendosur të tërhiqet nga politika pas zgjedhjeve të shtatorit, ka ruajtur popullaritetin e saj në sondazhe, pavarësisht shtyrjes së vazhdueshme të masave të ashpra të bllokimit.

LEXO EDHE:

Back to top button