Merko: Do të jem transparent në interes të drejtësisë
Merko: Do të jem transparent në interes të drejtësisë

Kryetari i Strugës thotë se në periudhën e kaluar ka vendosur të hesht në interes të proceseve që po zhvillohen ndaj tij, por se do të jetë i hapur si gjithmonë në favor të drejtësisë. Çdo dokument nga ana e tij, por edhe nga komuna e Strugës, Merko thotë se do t’i dorëzohet organeve të drejtësisë në kohën e duhur. “Gjithmonë kam qenë transparent ndaj organeve të drejtësisë dhe ndaj të gjitha institucioneve tjera”, thekson kryetari i Strugës. /DW