Verstappen: Ky sezon po më mërzit edhe mua, pa rivalitet

Po dominon me shumë lehtësi sezonin 2023 të Formula 1, andaj piloti holandez i “Red Bull”-it, Maks Verstapen, shprehet se bën tifo për skuadrat e tjera, në mënyrë që të rivalizojnë më shumë.

“Ndonjëherë është e bukur kur ka rivalitet në pistë. Viti 2021 më pëlqeu shumë, por edhe viti i kaluar për mënyrën se si shkuan gjërat. E nisëm keq sezonin, por makina më pas ishte dominuese në pistë. E kuptoj që këtë vit njerëzit po mërziten duke parë garat e Formula 1, por kjo gjë ka ndodhur edhe më parë me Mercedes, Ferrari apo edhe me vetë Red Bull”, u shpreh holandezi, dy herë kampion bote.

 

“Shpresoj që sa më shumë skuadra të marrin pjesë aq më shumë të rritet konkurrenca. Kështu, nëse ke një problem dhe nuk arrin të kesh një makinë të shpejtë është një makinë tjetër që mund të fitojë”, tha Verstapen.

 

“Dominimi ynë është për shkak të punës së madhe që kemi bërë. Edhe ne e vlerësonim atë që bënte Mercedes disa vite më parë, kur dominonte. Ëhstë thjesht çështje pune dhe të përpiqesh të rikuperosh. Unë jam i motivuar  dhe kam një makinë fituese. Ndoshta të tjerët nuk janë aq të motivuar sa unë”, u shpreh Verstapen.

LEXO EDHE:

Back to top button