Mersim Maksuti: Shfuqizimi i neneve, sulm ndaj identitetit
Mersim Maksuti: Shfuqizimi i neneve, sulm ndaj identitetit
Vendimi eventual i Gjykatës Kushtetuese për të hequr disa dispozita nga ligji për përdorimin e gjuhëve, do ta sulmonte në mënyrë të drejtpërdrejtë identitetin kombëtarë të shqiptarëve. Kështu vlerëson profesori Mersim Maksuti, i cili tha se sipas paralajmërimeve bëhet fjalë për heqjen e dispozitave kryesore të ligjit që do të kufizonte të drejtën për përdorimit të shqipes në procedura gjyqësore, komunikim të zyrtarëve, si dhe do të nënkuptonte heqjen e përdorimit të gjuhës shqipe edhe në uniforma.
“Madje po duket se është paralajmëruar edhe heqja e fjalës ‘shqipe’, e vetmja fjalë që ekziston në ligjin e gjuhëve, edhe atë më kllapa te ‘gjuha e 20 përqindëshit’, në kllapa gjuha shqipe, është paralajmëruar se edhe kjo do të hiqet. Kjo drejtëpërdrejtë bën atak në identitetin tonë nacional, jo vetëm të përdorimit të gjuhës si e drejtë, veçori nacionale e shqiptarëve, madje dua të them se shqiptarët nëpërmjet gjuhës përcaktojnë edhe elementin e tyre si element konstituiv I këtij shteti, I barabartë me popullin maqedinoas”, tha Mersim Maksuti, profesor.