Vasko Sazdovski, shtetasi maqedonas që humbi jetën në tragjedinë e Stacionit hekurudhor në Novi Sad

Vasko Sazdovski, shtetasi maqedonas që humbi jetën në tragjedinë e Stacionit hekurudhor në Novi Sad

Gazetare: Ajnur Bafqari

Vasko Sazdovski, shtetasi maqedonas që humbi jetën në tragjedinë e Stacionit hekurudhor në Novi Sad, ishte shkencëtar në institutin lokal “Biosense”.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Institutit, Vladimir Crnojeviç. Sazdovski kishte punuar për më shumë se një vit në këtë institut, dhe pothuajse çdo fundjavë kthehej në Maqedoni, ku jeton familja e tij. Ai ishte nisur për në Maqedoni edhe dje, kur ndodhi tragjedia. Qeveria ka paralajmëruar se do t’i ndihmojë familjes së Sazdovskit, ndërsa ndihmë ka paralajmëruar edhe komuna e Kumanovës.

Lidhur me shembjen strehës së betonit mbi hyrjen e stacionit hekurudhor në Novi Sad, ku si pasojë 14 persona humbën jetën, Serbia sot ka nisur hetim. Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se 20 persona po merren në pyetje lidhur me këtë katastrofë, përfshirë zyrtarë të ministrisë që janë të ngarkuar për këto çështje.

“Do të sigurohet edhe dokumentacioni për ndërtesën… kush i ka marrë vendimet”, ka thënë Daçiq.

Ndërsa ministri i Transportit, Goran Vesiq ka thënë se hetimet do të përfshijnë edhe Institutin shtetëror të Trafikut, kompani shtetërore për hekurudha, dhe një konsorcium kinez, që ka kryer punimet për renovim.
“Hetimet do të vërtetojnë kush i ka marrë vendimet dhe kush ka vënë nënshkrimet, kush ka qenë i angazhuar për të kontrolluar cilësinë e punimeve”- ka theksuar Vesiq.

Vetë Presidenti serb Vuçiq është zotuar se do të ketë drejtësi dhe ka kërkuar ndëshkime të ashpra për përgjegjësit. Autoritetet serbe kanë shpallur të shtunën ditë zie./Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button