Mesazh i Lionel Mesit, pasi që Barcelona shpallet kampion në La Liga

Barcelona u shpall kampione e La Liga-s për sezonin 2024-2025 me plot meritë dhe mori urime të shumta për suksesin e madh nën drejtimin e Hansi Flik.

Skuadra blaugrana nuk gaboi ndaj Espanjolllit dhe e mbylli sezonin me tripletë të titujve spanjollë: La Liga, Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Spanjës. I vetmi trofe sezonal që mungon është Liga e Kampionëve.

Mes të gjithë personaliteteve nga bota e sportit që e kanë uruar ekipin katalanas për titullin në La Liga, më i spikaturi ishte ai i Leo Messit.

“Urime!!!”, – ka shkruar Leo Messi në Instagram, në një mesazh të shoqëruar me “emoji” në ngjyrat blaugrana.

Luis Suárez gjithashtu është bashkuar me urimet për Barçën. Të dy kanë komentuar një postim të klubit në Instagram për të treguar se nuk e harrojnë të kaluarën e tyre te skuadra blaugrana.

LEXO EDHE:

Back to top button