Mesazhe të fuqishme të euroambasadorit Gir për mbrojtje të verifikuesve të fakteve

Mesazhe të fuqishme të euroambasadorit Gir për mbrojtje të verifikuesve të fakteve

Në konferencën rajonale në Shkup me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, përveç organizatave që veprojnë në këtë fushë, morën pjesë edhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, institucioneve dhe mediave nga vendi dhe rajoni.

Në fjalimin e tij,  Ambasadori i BE në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir, theksoi se verifikuesit e fakteve duhet të punojnë në mënyrë të pavarur dhe të mos kenë presione politike. Sipas tij, me afrimin e zgjedhjeve, po dalin në sipërfaqe sulmet që po bëhen ndaj verifikuesve të fakteve.

“Për fat të keq kjo nuk ndodh vetëm në Maqedoninë e Veriut, por mund të pritet edhe në disa pjesë të Evropës në muajt e ardhshëm, sepse ky është vit i zgjedhjeve në më shumë vende…Prandaj, është përgjegjësi e jona dhe detyrë e institucioneve shtetërore që të flasim qartë kur rrezikohen verifikuesit e fakteve. Nëse nuk punojmë për këtë, atëherë heqim dorë nga mbrojtja e demokracisë”, tha Gir.

Përveç rreziqeve gjatë zgjedhjeve, në konferencë u diskutuan edhe sfidat tjera e vendeve të rajonit në ballafaqimin me ndikimet e huaja dhe dezinformatat. Folësit konstatuan se dezinformatat janë problem për sigurinë e shteteve, nxisin urrejtje dhe dhunë, dhe e rrënojnë besimin tek institucionet.  Ballafaqimi me dezinformatat duhet të intensifikohet, me forcim të verifikimit të fakteve në media si dhe me edukim mediatik të qytetarëve që do të zmadhojë rezistencën e tyre ndaj dezinformatave.

 

LEXO EDHE:

Back to top button