Mesfushori francez nga Milani do të transferohet në Turqi

Mesfushori francez Tiemoue Bakajoko pritet të lërë Milanin ditët në vijim, për t’u transferuar në Turqi që në merkaton e janarit. Lojtari është në pronësi të Çellsi, por luan në huazim me “kuqezinjtë”. Gjithsesi, aventura e Bakajoko te Milanit duket se ka ardhur në fund. Sipas mediave italiane, 28-vjeçari do të transferohet në Turqi, ku do të luaja me skuadrën e Adana Demirspor, që drejtohet nga Vinçenzo Montella.

Skuadra turke i ka ofruar lojtarit një rrogë prej 3.5 milionë euro në sezon, ndaj Milan dhe Chelsea kanë rënë dakord për të lënë të lirë lojtarin. Bakajoko nuk ka luajtur shumë këtë sezon, ndërkohë që te Milani janë dakord për këtë transferim, pasi kështu do të lirohet një vend në mesfushë.

Kjo do t’i japë mundësi klubit të afrojë Nikolo Zaniolo, që do të largohet nga Roma. Transferimi i Bakajoko pritet të zyrtarizohet brenda pak ditësh.

LEXO EDHE:

Back to top button