Mesfushori i Juventusit bashkohet me Ronaldon te Al Nassr?!

Kristiano Ronaldo ka nisur të influencojë te planet e së ardhmes së Al Nassr, ndonëse ka pak ditë që ndodhet në Arabinë Saudite. Portugezi i ka kërkuar klubit të tij të ri që të nisë punën për të afruar sa më shpejt Huan Kuadrado-n.

Mbrojtësi kolumbian është duke u ndjekur nga klubi saudit dhe planifikohet që të transferohet aty sapo t’i përfundojë kontrata me Juventus, për t’u bashkuar me ish-shokun e skuadrës, CR7.

Sipas raportimeve nga Italia “Zonja e Vjetër” ka vendosur të mos rinovojë kontratën e Kuadrados, që përfundon më 30 qershor.

LEXO EDHE:

Back to top button