Mesfushori i Man. Sitit, në verë do të zbarkojë në Barcelonë

Ilkaj Gundogan do të jetë lojtari i Barcelonës, duke filluar që nga vera e ardhshme, raporton “El Chiringuito”. Mesfushori i Man. Siti, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit, ka gjetur një marrëveshje me klubin blaugrana, me miratimin e Çavit dhe drejtuesve sportiv, gjithmonë sipas informacioneve në programin televiziv.

Gundogan do të përforconte bërthamën e një Barcelone që ende nuk e di se çfarë do ë vendosë Busquets për të ardhmen e tij. Barcelona ka kohë që qëndron pas Gundogan-it dhe është një emër që i përshtatet prioriteteve të saj sportive dhe ekonomike.

Të kesh kaluar shtatë sezone në Siti, me Guardiolën si trajner, siguron një përshtatje të shpejtë me ekipin spanjoll. Përveç kësaj, fakti që kontrata e tij skadon në fund të sezonit do të lehtësonte operacionin financiar të Barcelonës për të ndërmarrë ardhjen e tij.

Kufizimet e thesarit dhe beteja me La Ligën për kufirin e pagave e detyrojnë Barcelonënë të lëvizë me kujdes në frontin ekonomik.

LEXO EDHE:

Back to top button