Ohër: Erë e fortë dhe dallgë të larta për Ujërat e Bekuar

Ohër: Erë e fortë dhe dallgë të larta për Ujërat e Bekuar

Gazetar: Miki Trajkovski

Liqeni i trazuar dhe dallgët e larta goditën krerët e shtetit dhe të kishës, por nuk ishin pengesë për 19-vjeçarin Vasko Dovlev nga lagjja Varosh, për ta kapur kryqin e shenjtë në ujërat e liqenit të Ohrit. Ai ishte në mesin e 400 notarëve që morën pjesë në kapjen e kryqit. Mijëra qytetarë ndoqën manifestimin në sheshin e qytetit.

“E kapa kryqin për herë të parë. Ndjenja është shumë e bukur. Thjshtë më erdhi në dorë, e ndjeva se ishte për mua. Ai ra pranë meje dhe unë thjesht lëshova dorën time. Ndjeva, thjesht me besim në Zot, shkova në kishë dhe agjërova dhe kur të kesh besim gjithçka do të bëhet. Gjëja më e rëndësishme është shëndeti, lumturia, dashuria për të gjithë”, deklaroi Vasko Dovlev-kapës i kryqit.

Tradicionalisht, Komuna e Ohrit i dhuroi personit që kapi kryqin një ikonë dhe një kryq filigran.

“Shpresoj që edhe shumë e shumë vite të tjera do të mund ta festojmë kështu këtë festë, e cila është padyshim më e madhja për Ohrin dhe banorët e saj”, tha Kiril Pecakov-Kryetar i Ohrit.

Ekipet e Kryqit të Kuq kishin duart plot punë sot, temperatura e ujit ishte vetëm nëntë gradë.

“Kemi pasur mbi 20 ndërhyrje, disa në ujë, disa në tokë. Ne u kujdesëm për të gjithë me prerje dhe ngrirje nga të ftohtit. Më vjen mirë që nuk pat incidente të mëdha, sepse moti nuk kemi pasur erë të fortë si kjo me 15 metra në sekondë, ose mbi 60 kilometra në orë”, u shpreh Sasho Toçkov-Kryqi i Kuq Ohër.

Manifestimi qendror u mbajt në Shkup, ku kreu i KOM-it, e hodhi kryqin në ujërat e lumit Vardar. Më i lumturi ishte Kristian Nineski, që nxori kryqin nga ujërat e ftohta për të tretën herë. Ndryshe, sot të krishterët ortodoksë festojnë festën e Ujërave të bekuar. Këtë ditë konsiderohet se Shën Gjoni Pagëzori e pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan. Kjo festë quhet ndryshe quhet Ujërat e Bekuar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button