Mesfushori “kuqezi” largohet nga Konyaspor

Endri Çekiçi ka njoftuar largimin nga Konyaspor pas dy vitesh. Mesfushori “kuqezi” ka bërë të ditur lajmin në rrjetet sociale duke shprehur edhe mirënjohjen për këtë periudhë.

 

“Dy vite të mrekullueshme bashkë. Faleminderit familja e madhe Konyaspor. Kemi kaluar momente të mira dhe të këqija, por jam ndjerë gjithmonë si në shtëpi. Kam njohur shumë njerëz të mirë dhe kam bërë miq të mirë, kemi krijuar kaq shumë kujtime. Ju uroj të gjithëve më të mirën dhe sa më shumë suksese në të ardhmen” – shkruan Çekiçi.

Kujtojmë se 26-vjeçari u bashkua me Konyaspor në verën e viti 2021, ndërsa sezonin e kaluar luajti 20 ndeshje dhe shënoi 3 gola në Superligën turke.

LEXO EDHE:

Back to top button