Mesfushori më i moshuar që ka shënuar në historinë e Serie A

Luka Modriç (40 vjeç e 5 ditë) është mesfushori më i moshuar që ka shënuar në historinë e Serie A, duke thyer rekordin e Nills Liedholmit me fanellën kuqezi (38 vjeç e 169 ditë, më 26 mars 1961 kundër Interit). Ylli kroat e analizoi kështu mbrëmjen e tij ‘historike’.

“Fitorja, kjo është gjëja më e rëndësishme. Tani fokusi është te ndeshja e radhës. Shpresoj që herën tjetër të mos ma kujtoni moshën time. Po bëj shaka… Luftuam si skuadër, ndeshje pas ndeshjeje do të bëhemi më të mirë, duke u njohur më shumë mes nesh. Me rikthimin e disa lojtarëve do të jemi edhe më të fortë”.

Kujtojmë se referuar fitores 1-0 ndaj Bolonja-s, Luka Modriç u zgjodh njeriu më i mirë i ndeshjes, pasi shënoi golin e parë me fanellën e “kuqezinjve”, ku u transferua kësaj vere. Kroati mbushi 40 vjeç vetëm pesë ditë më parë.

LEXO EDHE:

Back to top button