Barcelona shkruan historinë në La Liga, zëvëndësimet bëhen protagonist
Barcelona ka shkruar histori në La Liga më 14 shtator 2025, duke shkatërruar Valencian me rezultatin 6-0 në stadiumin “Johan Krojf”. Për herë të parë në historinë e kampionatit spanjoll, dy lojtarë të aktivizuar nga stoli shënuan nga dy gola secili në të njëjtën ndeshje.
Protagonistët ishin Rafinja dhe Robert Levandovski, të cilët pasi u futën në lojë nga trajneri Hansi Flik, gjetën secili dopietën. Ndërkohë, Fermin Lopez kompletoi spektaklin me dy golat e tij si titullar.
Rafinja shënoi dy herë në momente kyçe, ndërsa Levandovski vulosi fitoren me dy goditjet e tij të sakta në minutat e fundit. Ky rekord i paprecedent jo vetëm që shënon një faqe të re në historinë e La Liga-s, por është gjithashtu një fenomen shumë i rrallë edhe në futbollin botëror.
FOTO: Opta/X/







