VIDEO / Mesfushori 22-vjeçar shqiptar, realizon gol fantastik në kampionat

Mesfushori me origjinë shqiptare, Besfort Zeneli ka realizuar gol të bukur në barazimin e skuadrës së Elfsborgut ndaj Malmo-s me rezultatin 2 me 2, në duelin e vlefshëm për javën e 23-të të elitës së futbollit suedez.

Zeneli shënoi nga distanca në minutën e 72-të dhe e ngushtoi rezultatin në 2 me 1.

Besforti luajti deri në minutën e 92-të, ndërsa vëllai i madh i tij, Arbër Zeneli, qëndroi në fushë 66 minuta.

Vlen të theksohet fakti se pas zëvendësimit të Holmenit, në minutën e 55-të, shiriti i kapitenit iu besua Besfort Zenelit.

LEXO EDHE:

Back to top button