Mesfushori shqiptar firmos me klubin e Bundesligës

Elvis Rexhbecaj është zyrtarisht lojtar i Augsburgut, që pagoi 1.7 milionë euro te Volfsburgu për shërbimet e 24-vjeçarit shqiptar, i cili ka firmosur një kontratë 4-vjeçare.

Qendërmesfushori nga Prizreni ishte i huazuar te Bohumi në sezonin e fundit, skuadër me të cilën zhvilloi 36 ndeshje mes Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë. Rexhbecaj është përforcimi i pestë në merkato i skuadrës bavareze, që kërkon të sigurojë sa më shpejt qëndrimin në elitën e futbollit gjerman.

Për mesfushor interesohen Kosova e Shqipëria. Emri i tij është lidhur edhe me kombëtaren gjermane. Deri tani asnjë vendim nga ana e Rexhbecajt.

LEXO EDHE:

Back to top button