Memfis Depaj, tani i ofrohet skuadrës italiane

Memfis Depaj, i është ofruar Juventusit në javët e fundit dhe këtë gjë e konfirmon “Corriere dello Sport”.

Sulmuesi holandez, ndodhet jashtë planeve të Barcelonës dhe ka trokitur në dyert e “bardhezinjve” dhe disa klubeve të tjera për të kërkuar “strehim” për sezonin e ardhshëm.

Edhe pse ai u transferua te Barcelona verën e kaluar, Depaj është në listën e zezë të sakrifikimeve për arsye që klubi spanjoll të regjistrojë lojtarët e rinj që ka transferuar nga kjo merkato./albeu.com

LEXO EDHE:

Back to top button