Mesfushori shqiptarë mezi pret duelin me “Djajtë e Kuq”

Futbollisti i Real Sociedad, Adnan Januzaj, këmbëngulur se po pret me padurim të përballet me Man. Junajted. Real Sosiedad dhe “Djatë e Kuq” do të takohen në fazat e eliminimit direkt të Ligës së Europës, të enjten mbrëma, me Januzaj që do të sfidojë klubin ku e filloi karrierën e tij profesionale. Ai këmbëngul se nuk do të ketë shumë emocione kur të takohet me Man. Juanjtedin në stadiumin e Juventusit, në Torino

 

“Unë nuk kam pse t’i provoj askujt se sa i mirë jam, thjesht duhet të besoj në veten time, të përmirësoj paraqitjet dhe të jem i lumtur. Jam me të vërtetë i lumtur që do të takoj skuadrën, me të cilën e nisa karrierën si profesionist. Sa të jem në fushë, nuk do të ketë miq, sepse padyshim, unë po luaj për një klub tjetër tani dhe gjithashtu dua ta fitoj ndeshjen. Jam vërtet i lumtur që kthehem atje, për t’u parë e takuar me lojtarë të ndryshëm, por sa të jem në fushë nuk do të ketë miq. Kisha Fergie dhe David Mojsin, trajnerë që besonin tek unë, por pastaj erdhën disa të tjerë, që donin pak më shumë përvojë në ekip. Te Man. Junajted, gjëja më zhgënjyese ishte se nuk po më jepej shansi të luaja ndeshje,” tha mes tjerash Januzaj.

LEXO EDHE:

Back to top button