Alaba konfirmon largimin nga Bayerni

David Alaba ka konfirmuar se do të largohet nga Bayerni. Austriaku do i jep fund karrierës 13 vjeçare në “Allianz Arena”, ku në fund të këtij sezoni do të largohet si lojtarë i lirë, përcjell KosovaPress. “Nuk ishte një vendim i lehtë. Kam qenë këtu për 13-të vite dhe jam shumë i lidhur me këtë klub. I jam falënderues për shumë gjëra”, tha Alaba për mediat gjermane.

I pyetur rreth së ardhmes së tij, Alaba refuzoi të tregonte klubin e radhës, por siç raportohet, destinacioni i radhës do të jetë “Santiago Bernabeu”.

“Nuk është sekret që agjentët e mi janë në kontakte të vazhdueshme me shumë klube evropiane. Por ende nuk ka ndonjë gjë konkrete, momentalisht jam i fokusuar vetëm tek Bayerni”,shtoi ai.

Një pyetje interesante iu bë mbrojtësit 29 vjeçar, ku një gazetar e pyeti nëse është njohës i gjuhës spanjolle, dhe Alaba tregoi që nuk është dhe aq e mirë.

“Spanjollishtja ime nuk është shumë e mirë, por është e mirë për në fushë”, u përgjigj austriaku.

Tani raportohet se Alaba ka arritur marrëveshje personale me Real Madridin, dhe do t’iu bashkohet “Galaktikëve” si transferim i lirë në fund të këtij sezoni.

LEXO EDHE:

Back to top button