U shënua 20 vjetori i fillimit të luftës së 2001 dhë rënies së dëshmorit Muzafer Xhaferi

Komuna e Çairit në bashkëpunim me këshillin organizativ shënoi 20 vjetorin e luftës së vitit 2001 dhe rënies së dëshmorit të parë Muzafer Xhaferi. Fillimisht u vendosën kurorë lulesh në monumentin përkujtimor të shqiponjës dhe më pas u bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Tanushë.

“Sot, bashkë me përfaqësues të institucioneve, bashkë me bashkëluftëtarë, veteran, jemi mbledhur që ta përkujtojmë ditën e fillimit të një epoke të re të shoqërisë shqiptare në Maqedoni, 16 shkurtin. Ky është një vit jubilar dhe kështu ne si shoqëri bashkë me përfaqësuesit e institucioneve i përkujtojmë të gjithë ata që kanë rënë për një ditë më të mirë për shoqërinë shqiptare”, deklaroi Ejup Alimi, këshilli organizativ.

“Sot bashkë me pjesëtarë të familjeve të ish dëshmorëve të kombit dhe ish ushtarë bashkëveprimtarë të dëshmorit të parë Muzafer Xhaferi jemi së bashku për ta shënuar këtë ditë dhe nga këtu do t’i vizitojmë edhe pllakat e tjera përkujtimore”, u shpreh Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.

“Kjo është një histori e re dhe unë atëherë isha shumë i ri, isha vetëm 11 vjeç. Sot kam kënaqësinë dhe jam krenarë që marr pjesë në një organizim të tillë për t’i nderuar dëshmorët e kombit. Ato dhanë jetën që unë sot të vazhdoj amanetin e tyre për një jetë më të mirë për ne si shqiptarë në trojet tona në Maqedoni”, tha një familjar.

LEXO EDHE:

Back to top button