Mesi befason me përgjigjen në lidhje me bisedën me Levandovskin

Lionel Mesi dhe Robert Levandovski ndanë një moment së bashku gjatë mbrëmjes së kaluar. Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”, Leo Mesi me Argjentinën e tij mposhtën kombëtaren e Polonisë me rezultatin 0:2. Pas ndeshjes, Mesi dhe Levandovski patën një bisedë të përbashkët. Gazetarët pyetën Mesin se cila ishte biseda e tyre, por morën një përgjigje të papritur.

“Më mësuan se çfarëdo që ndodh në fushë, qëndron në fushë. Dhe e njëjta në dhomat e zhveshjes. Asgjë nga ato që biseduam privatisht nuk del jashtë prej meje”, ka shtuar argjentinasi.

Pati disa spekulime që Messi e injoroi Levandovskin gjatë ndeshjes, por biseda e tyre në fund hodhi poshtë gjithçka.

LEXO EDHE:

Back to top button