Mesi çeros portierët me birë, për secilin gol të shënuar

Birra amerikane “Budweiser” ka festuar rekordin e Lionel Mesit, i cili shënoj 644 gola, duke personalizuar 644 birra me golat e tij.

Ylli argjentinas, Lionel Messi, ka shkruar histori në ndeshjen e fundit kundër Real Valladolid, duke u bërë kështu lojtari i parë që shënon 644 gola për një klub të vetëm, rekord që dikur e mbante Pele (643). Për ta shënuar këtë rekord, kjo birrë ka personalizuar 644 copa dhe gjithashtu ia ka dërguar ato portierëve ndaj të cilëve Mesi ka shënuar. Secili portier ka pranuar birrën me numrin e personalizuar ndaj të cilëve argjentinasi ka shënuar gol.

Në këtë jetë, asnjë gol nuk është i lehtë”, ka thënë Messi në videon promocionale të postuar nga Budweiser Football.

Dy prej portierëve të parë që postuan fotografi me këto birra ishin Xhianluixhi Bufon dhe Jan Oblak.

LEXO EDHE:

Back to top button